Transmetuar më 26-03-2020, 01:39

Koronavirusi ka ndryshuar rrënjesisht jetën e cdo njeriu në Shqipër! Nuk ka më puthje e përqafime kur takohemi, kafenetë janë bosh…

Por askush nuk do e kishte menduar që thirrja që kemi dëgjuar për vite e vite me radhë në shkallët e çdo stadiumi nga Tifozat Kuqezi do tjetërsohej.

Ato kanë zgjedhur në mënyrën më origjinale, karakteristike të tyren që të bëjnë apelin qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi.

Sot nga “kush s’kercen nuk është shqipatar, o hej” është ndryshuar në “kush s’rri ne shpi, nuk është shqiptar, o hej”, me mesazhin se njerëzit duhet të respektojnë rregullat për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, për të mirën tonë, për të mirën e Shqipërisë.

"Të dashur tifoza, Tifozat Kuq e Zi do të nisin publikimin e disa prej thirrjeve tona në stadium, duke i modifikuar ato me situatën aktuale me virusin COVID19. Le të shërbejnë këto thirrje edhe si sensibilizim shtesë i të gjithë neve duke qëndruar në shtëpitë tona, dhe respektuar thirrjet e autoriteteve. Bonu shqiptar i mirë #rrinshpi", thuhet në një nga mesazhet në seri që po shpërndajnë Tifozat Kuqezi.