Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa ka reaguar pas deklaratës së Ramës se, bizneset edhe pse nuk po kryejnë asnjë aktivitet për shkak të Covid-19, do të paguajnë çdo qindarkë për taksat.
Zhupa shkruan se, Rama nuk jep asgjë, por do të marrë gjithçka nga biznesi edhe në gjëndjen e fatkeqësisë natyrore!
Reagimi i plotë i zëdhënëses Zhupa
Gjëndja e “luftës” siç e quan Rama, nuk e ndal atë për t’i marrë çdo qindarkë edhe pse kanë gjysmën e muajit që nuk kanë pasur aktivitet shumica e biznesve!
Armiqtë e kësaj lufte për Ramën mesa duket janë njerëzit që punësojnë veten, njerëzit që mbajnë ekonominë gjallë, njerëzit e ndershëm të këtij vendi. Toleranca zero u shpreh nga kryeministri në skype me ministrat- po ky togfjalësh nuk ishte për kriminelë, ishte për qytetarët, ishte për bizneset e këtij vendi.
Ekonominë e ka zënë virusi por ende kryeministri nuk pranon ta shikojë dhe ta mbështesë me “respirator” ekonomik.