Transmetuar më 25-03-2020, 22:54

Kryeministri Italian Giuseppe Conte ka paralajmëruar dekret tjetër pas "Kurës Italiane".

"Kura italiane është vetëm hapi i parë i një emergjence, ne e kuptojmë se kjo ndërhyrje nuk është e mjaftueshme", tha kryeministri Italian Giuseppe Conte.

Gjatë një raportimi në parlament, Conte shtoi se qeveria italiane po punon për të menaxhuar në maksimum situatën e shkaktuar nga koronavirusi.

"Nuk jam në gjendje për të dhënë shifra të sakta, por ne do të bëjmë një ndërhyrje shtesë në një vlerë jo më të vogël se 25 miliardët e ndarë në dekretin e parë.

Qeveria po vlerëson të gjitha nismat për ti siguruar bizneset dhe familjet që të kapërcejnë këtë moment të vështirë", tha Conte.

Deri tani, Italia është vendi më i prekur në Europë ku deri tani ka 74,386 të infektuar, nga të cilët 7503 janë viktima. /a.m/noa.al

Të nderuar lexues. Ky lajm vjen për publikun shqiptar në kuadrin e marrëveshjes së bashkëpunimit mes agjencisë kombëtare të lajmeve NOA dhe agjencisë italiane të lajmeve Adnkronos, realizuar më 27.02.2020