Koronavirusi nuk ndalet! Zbulohet arsyeja për vdesin shumë mjekë dhe priftërinj në Itali
Transmetuar më 25-03-2020, 20:17

Italia është vendi më i prekur në Europë nga koronavirusi, i cili ka 7503 të vdekur dhe 74,386 të infektuar.

Stafi mjekësor dhe priftërinjtë thuhet se janë më të rrezikuar që të sëmuren ose të vdesin nga koronavirusi. Deri më tani janë raportuar zyrtarisht 23 vdekje nga personeli mjekësor dhe 60 të vdekur nga priftërinjtë, raporton Dailymail.

Mjekët dhe infermierët janë më të rrezikuar sepse janë të ekspozuar ndaj virusit gjatë kohës kur kujdesen për pacientët e infektuar. Ata mund të sëmuren shpejt për shkak të sistemit të dobët imunitar të shkaktuar nga orët e gjata në punë.

Ndërsa priftërinjtë që kanë ndërruar jetë janë mbi moshën 70 vjecare dhe kishin sëmundje të tjera shëndetësore, dy faktorë që rrisin mundësinë e vdekjes.

Përvec kësaj, ata mund të kenë patur kontakte dhe shtrëngim duarsh me pacientë të infektuar.

Edhe në Kinë, vendi ku shpërtheu pandemia, dy mjekë të rinj ndërruan jetën pasi humbën betejën me sëmundjen./a.m/noa.al

Loading...