Transmetuar më 25-03-2020, 20:18

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus bëri një paralajmërim të fortë sot ndaj qeverive të shteteve, të kenë kujdes mos rikthejnë aktivitetet normale të qytetarëve.

"Gjëja e fundit që çdo vend ka nevojë të bëjë, është që të rihapë shkollat dhe aktivitetin e bizneseve e më pas të detyrohet t’i mbyllë ato përsëri për shkak të rishfaqjes së koronavirusit", paralajmëroi dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus në një konferencë për shtyp që po vazhdon aktualisht.

"Për të ngadalësuar përhapjen e koronavirusit  shumë shtete kanë marrë masa të ashpra kufizuese", përmendi kreu i OBSH duke bërë thirrje që të mos hiqet dorë prej këtyre kufizimeve drastike.

"Edhe sa jetë të tjera duhet të varen nga vendimet dhe hapat që ndërmarrim", shtoi kreu i OBSH.

Deklarata e tij vjen pak orë pasi presidenti amerikan Donald Trump njoftoi se brenda 15 ditëve do të rikthej aktivitetin normal të njerëzve, raporton noa.al.

Këtë mbrëmje ka shkuar në 113 mijë numri i të vdekurve dhe mbi 460 mijë numri i të infektuarve nga koronavirusi në të gjithë botën.

WHO gives update on COVID-19

HAPPENING NOW: The World Health Organization (WHO) holds a press conference to provide updates on COVID-19. https://abcn.ws/3dq3lU9

Publiée par ABC News sur Mercredi 25 mars 2020

Deklarata e kreut të OBSH