Koronavirusi, rritet numri i viktimave në Greqi
Transmetuar më 25-03-2020, 18:49

Numri i viktimave të koronavirusit në Greqi ka arritur në 22, njofton Ministri i Shëndetësisë Sotiris Tsiodras.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 78 raste të reja duke e cuar numrin total të të infektuarve në 821.

Nga të infektuarit, 134 janë në spital dhe 53 ndodhen në gjendje kritike.

Në njoftimin e tij, Tsiodras rekomandoi të lahen duart mirë, të përdoret një peshqir i mirë dhe të dezinfektohet tualeti.

"Rregulli është që të izolohen për 10 ditë nga dita e parë e simptomave dhe një karantinë 14-ditore për të afërmit e pacientit të infektuar," theksoi Ministri i Shëndetësisë në Greqi./a.m/noa.al

Loading...