Transmetuar më 25-03-2020, 18:10

NOA.al/ E Mërkurë, 25 Mars 2020 – Në Itali, 24 orët e fundit u konfirmuan 683 njerëz që humbën jetën pas infektimit nga koronavirusi. Po në këtë hark kohor janë identifikuar edhe 5210 persona të prekur nga ky virus.

Në komunikim u bë e ditur se 24 orët e fundit u shëruan edhe 1036 të prekur nga koronavirusi. Numri i të shëruarve ka shkuar në 9362 me shifrat e sotme.

Një ditë më parë, kishte shkuar në 6820 numri i të vdekurve ndër 69176 të prekur. Krahasuar me Kinën, Italia për më pak të prekur ka rreth 2.3 herë më shumë viktima. Sot ka shkuar në 7503 numri i të vdekurve.

Numri i të prekurve nga koronavirusi ka arritur në 64386. Mes tyre, 3489 ndodhen në gjendje kritike, 23112 të shtruar në spitale dhe 30920 të tjerë nën mbikëqyrje mjekësore në distancë në banesa.

Po sot u njoftua vdekja e katër mjekëve duke e çuar nl 29 numrin e mjekëve të vdekur nga koronavirusi në Itali.

Sot gjatë ditës, Drejtoria e Emergjencave Civile të Italisë njoftoi anulimin për herë të parë që nga nisja e emergjencës, të konferencës së përditshme të orës 18.00, raporton noa.al.

Kjo drejtori njoftoi se kreu i saj Dr. Angelo Borreli është sëmurë, me temperaturë dhe ka kryer një test koronavirusi. Pak minuta para orës 18, drejtoria tha se ka vendosur ta zhvillojë konferencën me drejtorët e DPC Agostino Miozzo dhe Luigi D’Angelo. /noa.al/

Conferenza stampa del 25 marzo 2020 ore 18

🔴 L'aggiornamento sull'emergenza Coronavirus con i direttori Agostino Miozzo e Luigi D'Angelo. Segui la diretta 👇

Publiée par Dipartimento Protezione Civile sur Mercredi 25 mars 2020