Transmetuar më 25-03-2020, 15:45

Pothuajse e gjithë bota është izoluar për shkak të pandemisë së koronavirusit. OBSh ka sugjeruar këshillat për të ndalur përhapjen, ku përfshihet kollitja apo tështitja me bërryl si dhe larja e shpeshtë e duarve për 20 sekonda.

Në këto ditë, njerëzit dalin vetëm për të blerë ushqime apo ilaçe të domosdoshme për vazhdimësinë e jetës. Pjesa më e madhe janë të shqetësuar nëse janë të infektuara me koronavirus frutat e perimet që futen nga jashtë në shtëpi.

Këtë përgjigje e ka dhënë virologu Timothy Newsome, i cili po trajton rastet e prekura në Australi.

Në një intervistë për ‘Femail’, virologu tha se virusi mund të jetojë në sipërfaqe prandaj shitësit dhe klientët duhet të jenë tepër të vëmendshëm.

“Duhet të kujtojmë se çdo sipërfaqe është e kontaminuar potencialisht. Dhe si në çdo sipërfaqe ekziston rreziku. Ne nuk e shohim si rrezik të madh sepse virusi vjen nga kontakti me njerëzit, por vëmendja është e rëndësishme”, tha ai.

Mënyra më e mirë për të qenë të sigurtë është larja e perimeve dhe frutave me sapun sapo futen në shtëpi. Virologu Timothy shtoi se gatimi i ushqimeve me nxehtësi të lartë nuk siguron se vritet koronavirusi./a.m/noa.al