Transmetuar më 25-03-2020, 15:20

Mjekët, infermierët dhe gjithë personeli shëndetësor, janë të vetmit për të cilët është autorizuar transporti me urban në Tiranë.

Por në fotografitë e ditës së sotme, mund të shikoni se si ata që duhet të jenë më të mbrojturit nga të gjithë pasi kanë në dorë jetët tona, ngjeshen për të hipur në autobusë.

Ndonëse me maska dhe doreza dhe autorizime në duar, punonjësit e shëndetësisë duket se janë të vetmit që nuk e respektojnë kriterin e distancës, në kushtet e emergjencës së koronavirusit.

Operatorët e licencuar nga Bashkia e Tiranës në linjat e shërbimit publik të transportit qytetas të udhëtarëve, e ofrojnë këtë shërbim vetëm në funksion të personelit dhe stafit mjekësor.

Aktualisht vijon funksionimi vetëm për personelin mjekësor linja nr. 15 Kombinat – Kinostudio, duke shtuar në këtë itinerar edhe stacionin pas Muzeut Kombëtar në kthim. Edhe linja nr. 8 nga “Ish Stacioni i Trenit-Qendër-Sauk i Ri/Sauk i Vjetër/Sanatorium-Teg”, vetëm për degëzimin e senatoriumit, do të ketë pikënisje stacionin pas Muzeut Kombëtar. /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE