“Nuk na i latë 100 ditë”, Albin Kurti flet në seancën për rrëzimin e Qeverisë së tij, bën bilancin
Transmetuar më 25-03-2020, 12:52

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur sot në seancën ku do të votohet mocioni i mosbesimit për rrëzimin e qeverisë së tij. Kurti, e ka nisur fjalimin e tij duke thënë se është krenar për kabinetin qeveritar, teksa ka përmendur edhe vendimet që kanë marrë që prej kur e kanë nisur punën.

“Jo vetëm që nuk i patëm 100 ditë për ta dëshmuar vetën, sot mund të them që jam krenar me këtë kabinet dhe me të arriturat e tij, qysh në fillim i përgjysmuan pagat e kabinetit qeveritar, po jo edhe pagat e sistemit të drejtësisë, dëshiruam të tregojmë se çka konsiderojmë vlerë, i shkarkuam 7 koordinatorët e panevojshëm nacional, u aprovua mbështetja financiare pas stuhisë në Komunën e Pejës dhe të Istogut, u shkarkua bordi i Telekomit, u shfuqizua vendimi për pagat e ish-ministrave dhe ish zëvendësministrave pasi që e përfundojnë mandatin”, u shpreh Kurti.

Më tej ai shton se, “U shfuqizua vendimi ku ju bëheshin favore këshilltarëve. Kemi ndarë një shumë prej 10 milionë euro për luftimin e virusit korona. Vettingu që përbëhet nga 10 profesionistë, e ministrat tanë kanë bërë një punë të madhe dhe të palodhur. Shfuqizimi i vendimeve për emërimin e 14 konsujve të kotë. Aprovimi i buxhetit të Kosovës”, ka thënë Kurti, teksa ka përmendur edhe masat që kanë marrë për të paranadaluar përhapjen e infeksionit koronavirus.

Ai ka përmendur edhe heqjen e tarifës deri me 1 prill, derisa ka thënë se pastaj do të vazhdohet me reciprocitet./Express/

Loading...