Transmetuar më 25-03-2020, 12:46

Ka shkuar në pesë numri i rasteve të personave të prekur nga koronavirusi në qytetin e Vlorës.

Rasti më i fundit është ai i një gruaje 70-vjeçare nga fshati Poro, e cila u nis mbrëmë me urgjencë në spitalin Infektiv në Tiranë.

Burrë e grua erdhën nga Italia në datë 8 mars. Kanë ardhur nga zona e Lombardisë dhe kanë qenë në survejim nga institucionet e shëndetësisë në Vlorë.

“Pak ditë më parë kanë telefonuar 127, por nuk kane patur shenja të rënda dhe testi i nxori negativ, pra pa virusin.  Dje kanë telefonuar sërish dhe pas testit gruaja ka rezultuar pozitive, ndërsa burri nuk ka rezultuar i prekur me virus” raporton gazetari i “Panorama”.

PËRDITËSIM LIVE