Transmetuar më 25-03-2020, 12:04

Princi i Uellsit ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Lajmin e ka bërë të ditur Shtëpia Mbretërore. Në një deklaratë zyratare thuhet se monarku 71-vjeçar deri më tani ka shfaqur vetëm simptoma të lehta.

“Në përputhje me këshillat qeveritare dhe mjekësore, Princi dhe Dukesha janë izoluar në shtëpi në Skoci. Testet u kryen nga NHS në Aberdeenshire.

Nuk është e mundur të përcaktohet nga kush e mori virusin Princi për shkak të numrit të madh të takimeve që pati gjatë javëve të fundit. Ai ka shfaqur simptoma të lehta, por gjithsesi vazhdon të ketë shëndet të mirë dhe po punon nga shtëpia gjatë ditëve të fundit”, thuhet në deklaratë.

Nga ana tjetër, bashkëshortja e tij 72-vjeçare Camilla ka rezultuar negative për koronavirusin ndërsa çifti ndodhen të vetë-izoluar në Skoci.

Princi Charles është anëtari i dytë i një familjeje mbretërore në Europë i prekur nga koronavirus, pas Princit Albert të Monakos./b.l/noa.al/