Transmetuar më 25-03-2020, 11:28

Nga 146 qytetarë të prekur me koronavirus, tre prej tyre rezultojnë në gjendje më të rëndë.

Kjo deklaratë u bë nga zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli ditën e sotme, e cila tha se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 23 raste të reja me COVID-19 dhe janë kryer 111 testime.

Por mes të prekurve në spitalin Infektiv ndodhen aktualisht  72 pacientë të shtruar, 4 prej tyre janë në terapi intensive dhe 3 pacientë janë të intubuar në gjendje të rëndë. Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.

Lajmi i mirë është se 17 qytetarë deri në këto momente janë shëruar të shtruar dhe të vetëizoluar pas dy testeve të kryera. Por ata duhet të qëndrojnë në vetëkarantinim për 14 ditë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive

– Tiranë   83 qytetarë

– Durrës  9 qytetarë

– Lushnje   4 qytetarë

– Elbasan  3 qytetarë

– Fier 14  qytetarë

– Rrogozhinë 2  qytetarë

– Kavajë   4 qytetarë

– Korçë 11 qytetarë

– Vlorë 5 qytetarë

– Shkodër 3 qytetarë

– Lezhe  4 qytetarë

– Berat 1 qytetarë

– Has  2 qytetarë

– Krujë  1 qytetar /a.y/noa.al

Koronavirusi, 23 raste të reja 24 orët e fundit në Shqipëri. 17 të shëruar, nuk ka viktima të reja

PËRDITËSIM LIVE