Transmetuar më 25-03-2020, 07:52

Kryeministri Edi Rama lajmëron se Shqipëria po merr nga Turqia mjete mbrojtëse për personelin shëndetësor.

Në një status në Facebook, ai bën me dije se aeroplani i ”Air Albania” me emrin ”Lasgushi” ndodhet në Stamboll ku po merr mjetet mbrojtëse.

Pak ditë më parë Rama kishte kontaktuar me Presidentin turk Erdogan ku ky i fundit i kishte garantuar ndihma në raste nevoje./b.l/noa.al/