Si sulmon koronavirusi? Mjeku tregon se kush janë të rinjtë që duhet të kenë kujdes
Transmetuar më 24-03-2020, 23:31

Izolimi është këshilla më e vlefshme për të gjithë, duke qenë se nuk ka një vaksinë për këtë virus vdekjeprurës.

Mjeku i njohur anestezist, Roland Xhaxho, i ftuar këtë mbrëmje në Top Channel, shkoi në studio me disa pajisje, siç ishte edhe respiratori ku shpjegoi se si vepron virusi Covid-19 në trupin e njeriut.

“Virusi synon vendet që ka më shumë oksigjen, dhe ai vend është mushkëria. Ashtu si SARS1, SARS2 edhe Covid-19 ka sulmuar mushkëritë.

Dua të bëj thirrje se kjo kohë është koha e të rinjve, nuk është koha jonë. Është koha e të rinjve pasi të rinjtë janë më rezistentë ndaj virusit.

Kujdes ata të rinj që pinë duhan, drogë apo edhe kanë pasur problem shëndetësore të rënda më herët. Mosha e tretë është e rrezikuar sepse nuk ka rezerva dhe virusi arrin që të trashë membranën duke bërë që mushkëria të mos mbushet me oksigjen”- tha Xhaxho.