Transmetuar më 24-03-2020, 20:38

Koronavirusi po bëhet shqetësues në mbarë botën.

Izolimi është këshilla më e vlefshme për të gjithë, duke qenë se nuk ka një vaksinë për këtë virus vdekjeprurës.

Italia dhe Spanja janë dy shtetet që aktualisht po e vuajnë më së shumti nga kjo situatë.

Në këto kohë dezinfektues, maskat dhe dorezat janë më të kërkuarat nëpër farmaci, pasi ka mungesë të madhe të tyre.

Për t’iu dalë në ndihmë qytetarëve, dy fabrika të tekstilit në Kosovë kanë filluar me prodhimin e tyre.

Edhe Emine Mehmeti, e cila zhvillon kurse rrobaqepësie, projekt ky i grave optimiste të Kosovës, ka filluar të qepë maska, dhe thotë për mikrofonin e tv klan se materiali është 100% pambuk.

Ajo nuk do që të përfitojë nga kjo situatë dhe të gjitha maskat që i punon i shpërndan falas.

“Mina’s Creative Kosova”, ka rreth 2 javë që po përballet me këtë pandemi, ndërsa edhe qeveria dhe komunat janë duke ndërmarrë masa për parandalimin e përhapjes së këtij virusi.