“S’ka nevojë për panik, duhet disiplinë”, farmacisti shqiptar në Norvegji tregon se si ta kalojmë këtë sfidë
Transmetuar më 24-03-2020, 20:21

Koronavirusi po bëhet shqetësues në mbarë botën.

Izolimi është këshilla më e vlefshme për të gjithë, duke qenë se nuk ka një vaksinë për këtë virus vdekjeprurës.

Italia dhe Spanja janë dy shtetet që aktualisht po e vuajnë më së shumti nga kjo situatë.

Arton Baftiu, farmacist shqiptar në Norvegji, në një video-mesazh të shpërndarë nga Ministria e Shtetit për Diasporën tregon për gjendjen aktuale që po kalon shteti norvegjez nga kjo pandemi si dhe u jep disa këshilla bashkëkombasve të tij.

Ai thekson se distancimi social, disiplina dhe higjiena janë masa të rëndësishme të mbrojtjes nga virusi.

“Njerëzimi dhe ne si popull shqiptar kemi kaluar në shumë sfida gjatë historisë dhe besoj që së bashku mund ta kalojmë edhe këtë sfidë dhe gjithçka së shpejti do t’i kthehet normalitetit”, shprehet ai.

Sa i përket situatës në Norvegji, ai thekson se “janë diku tek 2300 raste të prekur nga virusi, 173 nga ata janë të shtruar në spitale dhe për fat të keq kemi 7 të vdekur”.

Baftiu theksoi se, “edhe pse përdorim maska dhe doreza duhet t’i dezinfektoni dhe të mbani higjienë pasi koronavirusi mund të qëndrojë edhe në plastikë deri në tre ditë”.

Ai bëri thirrje se nuk ka vend për panik si nga popullata dhe nga stafi mjekësor.

Shih më poshtë video-mesazhin:

VIDEO-Farmacisti Baftiu: Distancimi social, disiplina dhe higjiena, masa të rëndësishme të mbrojtjes nga COVID-19

VIDEO-Farmacisti Baftiu: Distancimi social, disiplina dhe higjiena, masa të rëndësishme të mbrojtjes nga COVID-19http://ata.gov.al/2020/03/24/video-farmacisti-baftiu-distancimi-social-disiplina-dhe-higjiena-masa-te-rendesishme-te-mbrojtjes-nga-covid-19/Farmacisti shqiptar në Norvegji, Arton Baftiu në një video-mesazh shprehet se, "distancimi social, disiplina dhe higjiena janë masa të rëndësishme të mbrojtjes nga virusi".

Publiée par Agjencia Telegrafike Shqiptare sur Mardi 24 mars 2020