Transmetuar më 24-03-2020, 18:45

Sulmuesi i Juventusit, që ndodhet në “karantinë” ka vendosur që t’u dhurojë 1 milion euro spitaleve portugeze.

Po flasim për Cristiano Ronaldon. Ronaldo dhe agjenti i tij, Zhorzhe Mendesh, do të financojnë tre njësi terapie intensive: dy në spitalin “Santa Maria” të Lisbonës që ka 20 shtretër, një në spitalin “Santo Antonio” i Portos me 15 shtretër.

“Qendra Spitalore Universitare e Oportos kërkon të falënderojë Ronaldon dhe Mendeshin për këtë nismë shumë të vlefshme në një kohë kur vendi ka nevojë për të gjithë”, njofton presidenti i këshillit të administrimit të spitalit, Paolo Barbosa.

Një gjest i vogël nga dikush që fiton më shumë se 100 milionë euro në vit, por që vlen shumë dhe është një ndihmë e madhe në një kohë kur emergjenca e koronavirusit është gjithnjë e më konkrete.