Humb jetën 13 vjeçarja në Panama, një nga viktimat më të reja në botë
Transmetuar më 24-03-2020, 17:51

Ndërsa, ditët e fundit gjithnjë e më shumë po flitet për kufirin moshor që rrezikon koronavirusi, duket se kjo sëmundje nuk kursen as fëmijët. Rasti tragjik vjen nga Panamaja, ku një 13 vjeçare ka ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit.

Pas problemeve shëndetësore, e mitura është shtruar në spitalin pediatrik, por komplikacionet me frymëmarrjen për shkak të prekjes nga koronavirusi kanë çuar deri në fundin tragjik të vajzës.

“Vdekja iu njoftua repartit epidemiologjik të Ministrisë së Shëndetësisë pasi nga ekzaminimet që i janë bërë 13 vjeçares, ka rezultuar se ajo ka ndërruar jetë si pasojë e komplikacioneve me frymëmarrjen, e shkaktuar nga Covid-19”, shkruan Al Jazeera.

Po ashtu autoritetet në Panama kanë konfirmuar edhe vdekjen e një burri 92-vjeçar, duke regjistruar kështu vdekjen e pestë në vend, si pasojë e virusit korona. Mediat e huaja sqarojnë që të dyja viktimat ndërruan jetë në spital.

Megjithatë ende nuk ka një ekspertizë të saktë përsa i përket vdekjes së 13 vjeçares, që të dëshmojë nëse e mitura vuante nga ndonjë problem të mëparshëm shëndetësor. Panamaja deri tani ka konfirmuar 313 raste me koronavirus dhe pesë viktima./b.l/noa.al/

Loading...