Studenti 30-vjeçar gjen vdekjen prej koronavirusit
Transmetuar më 24-03-2020, 17:51

Koronavirusi vijon të shtojë viktimat dhe së fundmi radha e të vdekurve po prek edhe të rinjtë. Kësaj radhe bëhet fjalë për një student 30-vjeçar nga Toscana në Itali, i cili ishte duke shkruar tezën e tij të diplomimit.

Me origjinë nga Kameruni, Christin Kamdem Tadjuidje, humbi jetën për shkak të virusit të rrezikshëm. Ai studionte në Fakultetin e Shkencave Agrare të Pisa dhe banonte në San Giuliano Terme.

Lajmi i hidhur u dha nga Shoqata e Studentëve nga Kameruni në Pisa, me anë të një postimi në Facebook:

“Teksa vuante nga pneumonia akute, ai u transportua në spitalin Cisanello më 14 mars. Ditët e fundit situata ishte përmirësuar aq shumë saqë i’u hoq frymëmarrja e asistuar. Ai vdiq gjatë natës midis 22 dhe 23 marsit gjatë një krize të papritur”.

I riu ka vuajtur gjithashtu më parë nga një patologji e mushkërive. /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE

Loading...