Koronavirusi nuk ndalet, ndërron jetë një djalë 6-vjeçar në Iran
Transmetuar më 24-03-2020, 13:47
Foto ilustruese

Koronavirusi e ka vërtetuar sërish se nuk njeh moshë! Një djalë 6 vjeçar që u infektua me koronavirus ndërroi jetë të martën në Iran.

Në një deklaratë të publikuar nga Universiteti i Shkencave Mjekësore të North Khorasan, thuhet se 189 persona ishin infektuar në provincë, 19 prej të cilëve kishin ndërruar jetë.

Mosha mesatare e personave që vdiqën nga koronavirusi ishte 67 vjeç, njoftoi Ministria e Shëndetësisë në Iran. Mes tyre ishte dhe fëmija 6 vjeç.

Më parë, u konfirmua vdekja e një vogëlushi 3 vjeç që vuante edhe nga leuçemia, shkruan agjencia e lajmeve Anadolu Ajans.

Pavarësisht se të moshuarit janë më të rrezikuar që të infektohen, mjekët kanë paralajmëruar se sëmundja mund të prekë fëmijët dhe të rinjtë, sidomos ata që kanë sistem të dobët imunitar.

Në 24 orët e fundit, Irani ka patur 122 viktima dhe 1762 të infektuar. Numri total i të vdekurve ka arritur në 1934, ndërsa i të infektuarve 24811. /a.m/noa.al

Loading...