Transmetuar më 24-03-2020, 12:50

Drejtori i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, Skënder Brataj rezulton pozitiv në testin ndaj Covid-19. Brataj ka rezultuar pozitiv në testin e koronavirusit dhe është karantinuar.

Lajmin e ka konfirmuar pak më parë edhe ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu e cila shprehet se Dr. Skënder Brataj është konfirmuar pozitiv ditën e sotme pas kryerjes së analizës per Covid19”.

“Dr. Skënder Brataj është konfirmuar pozitiv ditën e sotme pas kryerjes së analizës per Covid19. Deri tani gjendja e tij paraqitet e stabilizuar dhe Dr. Brataj ndodhet në vetëizolim, në shtëpinë e tij.

Uroj me shpirt ta kalojë sa më lehtë këtë situatë dhe t’i bashkohet sa më shpejt, i shëruar plotësisht, ekipit tonë që po lufton çdo ditë me këtë armik!”, shkruan Manastirliu./b.l/noa.al/