Transmetuar më 24-03-2020, 12:37

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka deklaruar se dyert e burgjeve do të hapen për 600 të burgosur për një periudhë tre mujore.

Në një komunikim live, Gjonaj tha se akti normativ është miratuar nga qeveria hyn në fuqi sot dhe të dënuarit që do të lirohen, duhet të karantinohen në shtëpi.

Nga ky akt normativ përjashtohen të dënuar me vepra penale të një rrezikshmërie të lartë si krime të rënda, organizata kriminale, banda të armatosura, terroriste të cilat përfshihen si kritere ndaluese.

Deklarata e Ministres Etilda Gjonaj

Në këtë luftë ku ka hyrë jo vetëm vendi ynë, vëmendje të veçantë do tu kushtohet shëndetit të njerëzve tanë që shërbejnë më shumë sektor kritik ku përfshihet edhe sistemi i burgjeve. 4200 punonjës janë pjesë e këtij shërbimi të përditshëm që çdo ditë bëjnë sakrificë të veçantë për të ruajtur veten, familjen dhe të tjerët.

Por dhe të gjithë ata që vuajnë dënimin në sistemin tonë të burgjeve kanë vëmendjen tonë të posaçme, kujdesin për mrbojtjen e jetëve të gjithkujt, pavarësisht statusit të tyre. Kemi marrë dhe për tat ë gjitha masat për mbrojtjen e shëndetit të jetës duke rritur kujdesin mjekësor me qëllim parandalimin e përhapjes së Covid-19.

Takimi i të dënuarve me familjarët, të pezulluara plotësisht derisa kjo situatë të stabilizohet. Tashmë janë zëvendësuar me komunikim online me qëllim mbrojtjen e shëndetit të tyre dhe familjarëve.

Deri tani nuk kemi pasur asnjë rast fatmirësisht. Dje, qeveria mori një masë shumë të rëndësishme. Miratuam aktin normativ për lirimin me qëndrim të përkohshëm në shtëpi të të dënuarve me rrezikshmëri të ulët dhe që vuajnë nga një sëmundje që krijon terren për virusin.

Me propozim të Ministrisë së Drejtësisë, qeveria miratoi aktin normativ për të karantinuar në shtëpitë e tyre për një periudhë 3 mujore të gjithë ata persona të dënuar me vendim të formës së prerë që u ka mbetur pa vuajtur nga dënimi i dhënë deri në 3 vjet burgim dhe të gjithë ata persona të dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë që në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji (24 mars 2020) u ka mbetur pa vuajtur nga dënimi i dhënë deri në 5 vjet, por duhet të jenë baras ose mbi moshën 60 vjeç ose vuajnë nga sëmundje më vulnerabël ndaj Covid-19.

Të dyja kategoritë përfitojnë vetëm nëse nuk janë dënuar me vepra penale të një rrezikshmërie të lartë si krime të rënda, organizata kriminale, banda të armatosura, terroriste të cilat përfshihen si kritere ndaluese. Nga ky akt përfitojnë vetëm ata që kanë sjellje të mirë, nuk janë në hetim dhe nuk shfaqin rrezikshmëri.

Nga ky akt parashikohen të lënë përkohësisht burgun 600 të dënuar.

Rreth 600 të dënuar. Kjo masë e marrë sot nga qeveria e pazakontë do të sigurojë mbrojtjen e shëndetit në burgje dhe do të shtojë masat parandaluese për Covid-19./a.m/noa.al