Transmetuar më 24-03-2020, 12:01

Një studim i ri tregon se koronavirusi mund të qëndrojë në sipërfaqe për më shumë se dy javë.

Disa të dhëna të reja zbuluan se pasi njerëzit u larguan nga kabinat e anijes ‘Diamond Princess’, virusi qëndroi për 17 ditë të tjera në sipërfaqe.

Studimi u publikua të hënën në raportin javor të qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve dhe të Vdekjeve(CDC).

Disa pasagjerë shfaqën simptoma e të tjerë ishin asimptomatikë, thotë studimi.

Por nuk është zbuluar ende nëse nëse gjurmët e reja shkaktuan ndonjë infeksion, raporton Bloomberg. Studimi i fundit nga CDC u bë në dhomat që nuk ishin pastruar ende.

Studiuesit kanë konfirmuar se pastrimi është një mënyrë shumë efektive për të vrarë virusin.

CDC tha se përhapja e infeksionit brenda ‘Diamond Princess’ ndodhi para se anija të hynte në karantinë. Numri i të infektuarve tek anëtarët e ekuipazhit u rrit më pas.

Një studim i mëparshëm zbuloi se virusi qëndronte në plastikë dhe çelik për tre ditë, megjithëse nivelet ranë ndjeshëm me kalimin e kohës.

Virusi ishte më pak i qëndrueshëm në bakër, ku pas 4 orësh nuk u gjet asnjë gjurmë.

Sipas raportit në New England Journal of Medicine, nuk kishte asnjë shenjë të virusit në karton pas 24 orësh./a.m/noa.al