Koronavirusi, mjeku i drejton 10 pyetje kryeministrit
Transmetuar më 24-03-2020, 02:09

Mjeku Petrit Vargu kërkon informacion nga kryeministri në lidhje me masat që po merr qeveria për frenimin e koronavirusit në Shqipëri.

Në kërkesën e tij për informacion, doktori bën 10 pyetje përsa i përket masave dhe ku çalojnë ato, sipas tij.

Nga logjistika deri tek koncesionet Vargu rendit një sërë problematikash që shoqërojnë parandalimin ndaj pandemisë.

Vargu shtron pyetje e mëposhtme

1.Në çfarë drejtimesh është bërë ndarja e fondeve.

2.A do të bëjmë tampone në gjithë Shqipërinë apo na mjafton që mediat të na sinjalizojnë për shtrirjen e hartës.

3.A do të bëni një prokurim të drejtë për marrjen e respiratorëve në mënyrë sa më të shpejtë dhe cilësor.

4.A do të merren antiviralet që kanë dhënë sukses sot në botë, apo do të vazhdohet me antiviralet që ofronë firmat farmaceutike shqiptare prej vitesh dhe që nuk dhanë sukses në Itali.

5.A do të vijë ndonjë mjek kubanez apo kinez që janë pararoja e botës në këtë luftë apo na mjaftojnë tre profesorët shqiptarë pa eksperiencë ne këtë luftë.

6.A do të izolohen hermetikisht kufijtë e Shqipërisë apo deri diku do të izolohen.

7.A do t’i anuloni të gjitha konçesionet dhe tenderat dhe gjithë buxheti të vihet në shërbim të kësaj gjëndjeje të jashtëzakonshme. Nese nuk e bën pse qahesh që jemi vendi më i varfër në botë o rracë arjane.

8.A mund të bësh ndryshime në strukturën e shëndetësisë ku në vend te rilindasve të vendosen socialistë të mençur e të ditur pasi elektorati që thua ti PS ka votuar jo këto figura te spjerdhura.

9.A ka dezinfektim ky vend, apo ai bëhet vetëm kur ka një kamera nga prapa. Në asnjë institucion publik nuk bëhet dezinfektim i organizuar nga shteti, sa është fondi për këtë sektor dhe çfarë dezinfektantësh përdoren?

10.Pushteti lokal a ka marrë ndonjë masë apo gjithçka varet nga ju dhe askush nuk mund të eklipsojë dukjen tuaj naive, dikur pranë përkrenares së Skenderbeut, sot pranë Ismail Qemalit, shpresoj që nesër jo pranë…

Loading...