Firma e njohur e veshjeve mbyll mbi 3 mijë dyqane prej koronavirusit, në rrezik mijëra vende pune
Transmetuar më 23-03-2020, 23:00

Firma e njohur e veshjeve ‘H&M’, lajmëron se mund të detyrohet që të shkurtojë dhjetëra mijëra vende pune, pas mbylljes së mijëra dyqaneve në të gjithë botën, për shkak të emergjencës së krijuar nga koronavirusi.

Grupi suedez i veshjeve, ka mbyllur përkohësisht të gjithë dyqanet e tij, në tregjet më të mëdha, mes tyre në Gjerman dhe SHBA dhe gjatë fundjavës lajmëroi mbylljen e të gjithë të tjerëve në Britaninë e Madhe.

Në të gjithë botën ‘H&M’, ka mbyllur 3441 dyqane dhe parashikon që kriza të ketë një ndikim të ndjeshëm në shitje, raporton Cnbc. /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE

Loading...