Transmetuar më 23-03-2020, 22:34

Koronavirusi po bëhet shqetësues në mbarë botën.

Izolimi është këshilla më e vlefshme për të gjithë, duke qenë se nuk ka një vaksinë për këtë virus vdekjeprurës.

Dy ditë më parë, klubi i Milanit konfirmoi përmes një deklarate për mediat se drejtori teknik dhe legjenda e klubit, Paolo Maldini, ka rezultuar i infektuar me koronavirus.

Sipas njoftimit, Maldini kishte mësuar se kishte pasur kontakte me një person të infektuar dhe pasi kishte shfaqur simptoma kishte kryer edhe testin, rezultatet e të cilit dolën pozitive.

Milani gjithashtu njoftoi se edhe djali i tij, Daniele, sulmues i skuadrës së të rinjve, ka rezultuar pozitiv.

Ish-kapiteni kuqezi, nëpërmjet një videoje në rrjetet sociale ka treguar për gjendjen e tij dhe të të birit.

“Me këtë video dua të falënderoj të gjithë ata njerëz që, përmes mediave sociale dhe mesazheve, u shqetësuan për shëndetin e tim dhe të djalit tim. Ne jemi mirë, mund të jemi në gjendje ta zhdukim këtë virus brenda një jave. Faleminderit për dashurinë tuaj që nuk mungon kurrë. Por faleminderit të gjithë atyre mjekëve, infermierëve, punonjësve shëndetësorë, Mbrojtjes Civile, autoriteteve të ligjit, të cilët po përballen me këtë emergjencë me profesionalizëm maksimal dhe me guxim të jashtëzakonshëm. Edhe një herë ju na bëni të ndihemi krenarë që jemi italianë “, është shprehur Maldini./a.k/noa.al/