“Kronikë nga ferri i dhimbjeve matanë detit”, Rama publikon pamjet dramatike nga Italia
Transmetuar më 23-03-2020, 20:43

Koronavirusi po bëhet shqetësues në mbarë botën.

Izolimi është këshilla më e vlefshme për të gjithë, duke qenë se nuk ka një vaksinë për këtë virus vdekjeprurës.

Izolimi është apeli që kryeministri Edi Rama ka ripërsëritur jo pak herë në reagimet e tij në rrjetet sociale dhe daljet publike.

Ai së fundmi ka publikuar në profilin e tij të ‘Facebook’ një video rrëqethëse nga Italia, ku shihet se sallën e kishës brenda spitalit të Cremonës qëndrojnë afro 20 arkëmorte, me trupa të pajetë të personave që nuk mundën të fitonin betejën kundër COVID-19.

Kryeministri Rama shkruan se kjo kronikë duhet të shërbejë për të respektuar rregullat dhe për të qëndruar në shtëpi./a.k/noa.al/

MESAZHI I RAMËS 🔴 CREMONA, ITALI, KRONIKË NGA FERRI I DHIMBJEVE MATANË DETIT, QË NA SHËRBEN PËR TË MBLEDHUR MENDJEN TOP DHE REZISTUAR DERI NË FUND, DUKE RESPEKTUAR LIGJIN E LUFTËS QË TË MOS BËHEMI PJESË E FERRIT PËR NJË DALJE KOT NGA SHTËPIA, PËR NJË MOSMBAJTJE RADHE ME DURIM NË PAZAR, PËR NJË HARRESË NË LARJEN E DUARVE🙏

*mbajini larg fëmijët nga ekrani i telefonit kur shihni këtë video

🔴 CREMONA, ITALI, KRONIKË NGA FERRI I DHIMBJEVE MATANË DETIT, QË NA SHËRBEN PËR TË MBLEDHUR MENDJEN TOP DHE REZISTUAR DERI NË FUND, DUKE RESPEKTUAR LIGJIN E LUFTËS QË TË MOS BËHEMI PJESË E FERRIT PËR NJË DALJE KOT NGA SHTËPIA, PËR NJË MOSMBAJTJE RADHE ME DURIM NË PAZAR, PËR NJË HARRESË NË LARJEN E DUARVE🙏*mbajini larg fëmijët nga ekrani i telefonit kur shihni këtë video

Publiée par Edi Rama sur Lundi 23 mars 2020

Loading...