Transmetuar më 23-03-2020, 20:08

Ish-Kryeministri italian Silvio Berlusconi, i ka dërguar një letër ditën e sotme, Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.

Në të ai e falenderon teksa falenderon mikun dhe Presidentin e popullit rus, për ndihmat e dërguara në Itali në një moment kaq dramatik.

Një veprim të cilin Berlusconi e përkufizon si “një sakrificë e vërtetë e kryer për miqësinë ndaj Italisë dhe italianëve. Faleminderit nga zemra, nuk do e harrojmë”.

Kjo letër vjen pasi Putin dërgoi avionë transportues me me pajisje mjekësore për të cilat Italia aktualisht ka mungesa të theksuara dhe i konsideron si pjesë e shpëtimit nga katastrofa e koronavirusit, pasi BE dhe SHBA refuzuan të japin ndihmë.

Në Itali deri më tani, numri i të prekurve nga koronavirusi ka arritur në 63927, ndërsa i viktimave në 6077. /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE