Transmetuar më 23-03-2020, 19:47
Ambasadorja Kim ne dalje te Presidences

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, Yuri Kim, zbulon çfarë ka diskutuar në takimet e ditës së sotme me Presidentin Ilir Meta dhe Kryeministrin Edi Rama.

Në video-mesazhin e saj ajo thotë se ka vlerësuar Presidentin dhe Kryeministrin për unitetin e treguar në luftën kundër koronavirusit.

Ambasadorja e krahason situatën me luftën, ndërsa kërkon që të qëndrohet në shtëpi.

“Doja t’ju thoja se sot bisedova me Presidentin Meta dhe Kryeministrin Rama për tu shprehur vlerësimin për udhëheqësinë e tyre të unifikuar në luftën kundër koronavirusin në Shqipëri. U shpreha edhe mbështetjen e fortë për masat që kanë marrë në këtë betejë. Ato janë të forta, por absolutisht të nevojshme. Ashtu sikurse kanë thënë Presidenti Trump dhe kryeministri Rama: kjo është një luftë dhe për të fituar një luftë, duhet disiplinë dhe bashkim. Prindërit dhe gjyshërit tanë u thirrën në vijën e zjarrit për të dhënë jetën. Ne na kërkohet të qëndrojmë në shtëpi për të jetuar. Prandaj, le ta bëjmë këtë, le të qëndrojmë të bashkuar, të qëndrojmë të disiplinuar dhe ta fitojmë këtë luftë! Faleminderit shumë dhe rrini në shtëpi!”, thotë ambasadorja në mesazhin e saj. /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE