“Të hapen negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë”, Balla nxjerr letrën e 73 eurodeputetëve
Transmetuar më 23-03-2020, 19:34

Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, njëherësh bashkë-kryetar i Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri, ka publikuar letrën e 73 eurodeputetëve drejtuar Këshillit të Europës, në të cilën kërkojnë që të hapen negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Në letër kërkohet caktimi i një date për hapjen e negociatave, duke thënë se prej saj varet edhe stabiliteti i rajonit.

“Metodologjia e re e Zgjerimit ka adresuar tashmë edhe hezitimin e tetorit të shkuar të ndonjë prej vendeve anëtare të BE, pozicioni i të cilave divergjoi mbi shpejtësinë dhe axhendën e procesit. Jam besim-plotë se Këshilli Europian të enjten do të miratojë fillimin e bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, shkruan Balla.

Letra e 73 eurodeputetëve

KËSHILLI I BASHKIMIT EUROPIAN

Rue de la Loi 175 B-1048 Bruksel

23 Mars 2020

Tema: Përcaktimi i një date për fillimin e bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Shkëlqësia Juaj,

Pas samitit të tetorit të Këshillit të Bashkimit Europian dhe vendimit për të mos dhënë një datë fillestare për negociatat e pranimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, Komisioni Europian ka paraqitur një strategji të re të rishikuar të Zgjerimit.

Një tjetër vendim jo i favorshëm nga BE mund të rrezikojë dhe të prishë përparimin e arritur tashmë, duke sjellë një dobësim të lëvizjeve pro-evropiane në vendet e rajonit. Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor me padurim presin vendimin e ardhshëm, mbi të cilin varet stabiliteti i të gjithë rajonit. Kjo do të shihet si një rrugë përpara, dhe do të dërgojë një mesazh të vërtetë të angazhimit të BE-së në rajon. Do të thotë gjithashtu që BE-ja mban premtimet e veta pasi Parlamenti Evropian dhe Komisioni Europian kohët e fundit kanë vlerësuar se vendet janë të gati për të filluar negociatat.

Të dy vendet kanë treguar përkushtim për reformat dhe përparim dhe kanë përmbushur kërkesat e bëra nga ana e BE-së. Edhe pse vullneti për t’u anëtarësuar në BE mbetet i lartë në mesin e qytetarëve të dy vendeve, pas mosvendimit, ajo ra me 15% në Maqedoninë e Veriut, në bazë të statistikave zyrtare të disponueshme.

Ne po kërkojmë të vendosim një datë specifike për hapjen e negociatave për anëtarësim dhe t’u japim mundësinë këtyre vendeve për të filluar negociatat pasi i kemi mbajtur ata në pasiguri për vite. Është me shumë rëndësi, pasi në këtë mënyrë do të japë energji të re për reformat dhe përparimin në rajon, ndërsa Bashkimi Europian rifiton besueshmërinë në rajon.

Sinqerisht i juaji,

Irena Joveva

Klemen Grošelj

Biljana Borzan

Lukas Mandl

Ramona Strugariu

Tanja Fajon

Katalin Cseh

Franc Bogovič

Andreas Schieder

Petar Vitanov

Milan Brglez

Damian Boeselager

Victor Negrescu

Sophie In’t Veld

Andrius Kubilus

Valter Flego

Adrian Vazquez Lazara

Marek Belka

David Lega

Petra Kammerevert

Vladimir Bilčik

Andor Deli

Evin Incir

Željana Zovko

Robert Hajsel

Ilhan Kyuchyuk

Kinga Gal

Michal Šimečka

Marion Walsmann

Vlad Marius Botos

Eugen Tomac

Urmas Paet

Karin Karslbro

Martin Hojsik

Viola von Cramon

Predrag Fred Matić

Eniko Gyori

Traian Basescu

Arba Kokalari

Eva Maydell

Jacek Saryusz-Wolski

Thomas Waitz

Bronis Rope

Jaroslaw Duda

Romana Jerković

Gheorghe Falca

Tomislav Sokol

Andrzej Witold Halicki

Radan Kanev

Jose Ramon

Bauza Diaz

Attila Ara -Kovacs

Brando Benifei

Bobert Biedron

Christian Sagartz

Isabel Santos

Maria Grapini

Emil Radev

Danuta Maria Huebner

Andrey Kovatchev

Marina Kaljurand

Dita Charanzova

Jerzy Buzek

Tineke Strik

Rasa Jukneviciene

Paulo Rangel

Clotilde Armand

Dimitros Papadimoulis

Fabio Massimo

Castaldo Svenja

Ilona Hahn

Alexander Yordanov

Chiara Giuli

Asim Ademov

Loading...