Transmetuar më 23-03-2020, 18:41

Ndihma të reja nga jashtë për t’u marrë me emergjencën e koronavirusit në Itali. Pas kinezëve, 37 mjekë kubanë dhe 15 infermierë kanë zbarkuar në Malpensa, të gatshëm për të mbështetur punonjësit e shëndetit të spitaleve të Lombardisë.

Të gjithë me doreza dhe maska ​​dhe shumë me flamuj të Italisë në duar, ata thanë se ishin të lumtur që mundën të japin kontributin e tyre në këtë situatë dramatike. Për t’i mirëpritur ata në aeroport ishte edhe nënkryetari i Lombardisë Fabrizio Sala.

Presidenti Attilio Fontana i telefonoi ambasadorit Kuban në Itali Josè Carlo Rodriguez Ruiz, për të falënderuar Kubën për gatishmërinë e tij për të ndihmuar rajonin.

Në grupin e mjekëve janë 23 specialistë në mjekësinë e përgjithshme integrale (MGI), 3 pulmonologë, 3 intensivistë, 3 specialistë të sëmundjeve infektive dhe 3 specialistë të urgjencës, përveç 15 infermierëve.

Në total, 52 ekspertë, me përvojë në raste urgjente shëndetësore në vende të ndryshme, disa gjithashtu u përballën me epideminë e Ebolës në 2014 në Afrikë. Mjekët që do të shkojnë në Krema kanë thënë që ata do të qëndrojnë në Itali për sa kohë që ajo ka nevojë./b.l/noa.al/