Një asteroid kalon rrotull Tokës më 29 prill, nuk ka asgjë për t’u shqetësuar
Transmetuar më 23-03-2020, 19:13

Një asteroid po i afrohet planetit Tokë dhe pritet që të përshkojë hapësirën rrotull nesh më datë 29 prill 2020.

Asteroidi i emërtuar "OR2 1998" u zbulua në 24 korrik 1998 nga astronomët e programit NEAT në Observatorin e Haleakala në Hawaii në SHBA.

Ky asteroid do të kalojë në një distancë 0,04204 UA (njësi astronomike), rreth 6,289 milionë kilometra, një distancë që na bën të jemi të qetë.

Asteroidi është me madhësi rreth 4 km dhe lëviz me shpejtësi 20 mijë milje në orë duke iu afruar Tokës në 29 prill, kur do të jetë i shikueshëm nga observatorët edhe disa ditë më pas.

Nëse dëshironi ta shihni dhe ju, është hapur faqja speciale The Virtual Telescope Project në Romë e cila do të ofrojë shikimin falas të asteroidit. /noa.al/