Transmetuar më 23-03-2020, 12:02

Koronavirusi i ka marrë jetën një tjetër personi në Maqedoninë e Veriut.

Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar se një 63-vjeçar ka ndërruar jetë në Klinikën për sëmundje infektive dhe sëmundje febrile në Shkup.

Siç raporton Alsati në Maqedoninë e Veriut, Ministria e Shëndetësisë njofton se pacienti ishte shtruar për kurim në Klinikën e Sëmundjeve Infektive më 17 mars, pa temperaturë të lartë.

“Gjatë natës gjendja e tij u përkeqësua në mënyrë të papritur, ai menjëherë u intubua, u vendos në një aparat të frymëmarrjes, por brenda disa orësh gjendja e tij u përkeqësua dhe pacienti vdiq. Pacienti nuk kishte histori të njohur të komorbiditetit”, thuhet në njoftim.

Gjatë ditës së djeshme u shënua viktima e parë nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut, një grua e moshës 57-vjeçare nga Kumanova./noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd