
Një burrë 50 vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në Tiranë, i prekur nga koronavirusi. Këtë e bën të ditur Ylli Dylgjeri, gazetar, ish zyrtar në kryeministri dhe ministri të ndryshme për shumë vite.
Ai njofton se ka vdekur 50 vjeçari F.H dhe shton: "Bashkëpunëtori dhe shoferi im në gazetë dhe në Ministrinë e Brendshme. Vdiq nga Koronavirusi. Dhimbje e madhe per familjen e të afërmit", pohon Dylgjeri.
Ky rast nuk është dhënë zyrtarisht nga ministria e Shëndetësisë.
Noa.al kërkoi nga kjo ministri të japë të dhëna mbi këtë rast. Burime zyrtare nga ministria e Shëndetësisë përmes i thanë agjencisë NOA se nuk rezulton që i ndjeri të ketë ndërruar jetë nga koronavirusi. /noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





