Gabimi i këngëtares gjatë tërmetit, përfundon në spital duke u qepur
Transmetuar më 23-03-2020, 09:15

Tërmetet që tronditën dje Kroacinë, ishin pa viktima, por telashe plot. E mes tyre edhe për këngëtaren e njohur në vend, Nika.

E reja ka përfunduar me qepje goje në spitam nga një lëndim që pësoi.

Këtë e ka treguar edhe vetë këngëtarja Nika Turkovic, e cila thotë se e gjeti veten në vendin e gabuar gjatë tërmetit dje në Zagreb.

Artistja 24-vjeçare shkruan se përfundoi duke qepur buzën për shkak të një tronditjeje në çastet e lëkundjes së fortë sizmike.

"Një këshillë të vogël, mos hapni qilarin gjatë një tërmeti pasi objektet e rënda mund të bien, kështu që mund të bëheni dhe ju për qepje", u tha ajo fansave të saj në një video të shpërndarë në rrjete sociale.

Pamjet që Nika nxori, u filmuan nga i dashuri i saj, muzikanti Matija Cvek.

"Gruaja më e mirë e vitit, çmimi i shkon Nika Turkoviçit. Ajo e vuri kokën poshtë për të shpëtuar shishen. Oops", shkroi ai me shaka.

Lëkundjet e tërmetit në Kroaci plagosën 27 njerëz, 12 prej të cilëve rëndë, dhe shkaktuan dëme të konsiderueshme në 250 godina banimi. /a.m/noa.al

Loading...