Transmetuar më 23-03-2020, 00:21

Në qytetin e Vlorës dyshohet se janë katër njerëz të infektuar me koronavirus.

Këta persona janë nisur menjëherë drejt Tiranës.

Sipas burimeve të A2 bëhet fjalë për një familje: gjyshja, dy prindërit dhe djali.

Djali tjetër i familjes ka ardhur në Shqipëri nga Bergamo në datën 8 Mars dhe ka ikur sërish në datën 20 Mars, kësaj here në Gjermani.

Ai nuk ka paraqitur shenja të Covid-19.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd