Transmetuar më 22-03-2020, 22:07
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në Peqin.
Një 18 vjeçare nga në fshatin Copanaj në Njësinē Administrative Përparim, të Bashkisē Peqin, dyshohet se është gjetur e vetëhelmuar nga të afërmit rreth orës 19.00, të kësaj të diele.
18- vjeçarja është dërguar menjëherë në gjendje tejet të rëndë në spital.
Ajo dyshohet se ndodhet në gjendje kritike për jetēn.
Vajza, sikurse bashkëmosharët e saj, prej 10 ditësh ndodhej në banesë në kushtet e vetëizolimit.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve, që çuan 18-vjeçaren në këtë akt kaq të rēndë.
Paraprakisht dyshohet se vetëizolimi kishte ndikuar së tepērmi në gjendjen e saj.