Transmetuar më 22-03-2020, 19:31

Koronavirusi po bëhet shqetësues në mbarë botën.

Infektimit me koronavirus nuk i kanë shpëtuar as emra të njohur.

Kancelarja gjermane Angela Merkel do të vetëkarantinohet për shkak se ka kontaktuar një doktor të premten që rezultoi më pas pozitiv.

Sipas gazetës britanike, Mirror, Merkel do të qëndrojë në shtëpi nga ku do të kryejë edhe detyrën e saj.

Ditën e djeshme Angela Merkel kishte dalë për të bërë pazaret e fundjavës dhe në mbrëmje mbajti edhe një konferencë por më pas u informua se kishte pasur kontakte me doktorin në fjalë./a.k./noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd