Transmetuar më 22-03-2020, 16:57

Koronavirusi po bëhet shqetësues në mbarë botën.

Gjithashtu janë shtuar edhe vdekjet në mënyrë të frikshme, teksa Italia është vendi që po e vuan më shumë këtë situatë.

Në Ditën Ndërkombëtare të Kujdesit ndaj Nënave, që shënohet sot, kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, ka bërë thirrje që qytetarët britanikë të sakrifikojnë duke mos i takuar në mënyrë që të mos jenë të rrezikuara nga koronavirusi.

Ai përmes një postimi në Twitter ka kërkuar që të gjithë njerëzit duhet ta parandalojnë përhapjen e koronavirusit dhe mënyrë për këtë, është ndërprerja e vizitave familjare.

“Ju mund të keni dëshirë ta shihni nënën tuaj sot, por mendoni për të gjitha nënat e tjera. Mos i rrezikoni ato. Të gjithë duhet të qëndrojnë në shtëpi dhe ta ndalin përhapjen e koronavirusit”, thuhet në postimin e shefit të qeverisë britanike.

Sipas “The Guardian, njerëzit këshillohen që në vend të takimeve të drejtpërdrejta me nënat, të kontaktojnë me to përmes telefonit dhe rrjeteve sociale./a.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd