Basha uron Festën e Sulltan Nevruzit: Me besimin në Zot, do ta kalojmë këtë sfidë!
Transmetuar më 22-03-2020, 11:00

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka uruar festën e Sulltan Nevruzit të gjithë besimtarëve bektashinj.

Në një mesazh të bërë publik në Facebook, Basha shkruan: ‘Ju uroj nga zemra të gjithë besimtarëve bektashinj dhe të gjithë shqiptarëve, Gëzuar Sulltan Nevruzin, këtë ditë  hyjnore të shpresës dhe të dritës!’

Duke iu referuar situatës së koronavirusi, kryedemokrati shprehet se me anë të forcës që na ka bërë të pamposhtur në historinë tonë dhe besimin në Zot, do ta kalojmë këtë sfidë!

‘Dielli i shpresës dhe mirësisë shndritë të sotmen dhe të nesërmen e çdo familje shqiptare! Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët!’, shkruan Basha./a.m/noa.al

Loading...