Transmetuar më 22-03-2020, 07:52

Dy tërmete të forta kanë goditur Zagrebin mëngjesin e sotëm. Rreth orës lokale 06:24 kryeqyteti i Kroacisë u trondit nga lëkundja me magnitudë 5.3 e shkallës Rihter.

Nuk kaloi 37 minuta kur Kroacia mori lëkundjen e dytë me magnitudë 5.0 të shkallës Rihter ora 07.01. Në të dyja lëkundjet me epiqendër në Kasina, 7 km larg Zagrebit, thellësia ishte 10 km.

Prej lëkundjeve pati dëme në ndërtesa, por nuk është raportuar për asnjë dëm tek banorët.

Të shqetësuar për jetën e tyre, banorët nuk menduan më për pandeminë e koronavirusit dhe nxituan të dilnin nga ndërtesat e tyre, shkruan TimeOut. Elektriciteti në disa zona të qytetit ishte shkëputur.

Lëkundjet e forta u ndjenë edhe në Bosnje e Hercegovinë, Hungari, Slloveni dhe Austri. Ky është tërmeti më i fortë i kohëve të fundit që e ka goditur këtë rajon.

Sa i përket pandemisë së koronavirusit që ka prekur të gjithë botën, Kroacia ka 206 raste të infektuarish, nga të cilët një ka ndërruar jetë dhe 5 janë shëruar plotësisht./a.m/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd