Transmetuar më 21-03-2020, 21:28

Një tjetër lajm i mirë vjen nga reparti Infektiv i Qendrës Spitalore Universitare "Nënë Tereza" në kryeqytet.

Edhe pacienti zero sapo është konfirmuar negativ, konfirmoi për mediat, ministrja e Shëndetësisë,  Ogerta Manastirliu.

"Babë e bir pritet të lënë spitalin dhe bashkë me pacientin tjetër që la spitalin pasditen e sotme, janë tre pacientët e shëruar që rikthehen në shtëpi", njoftoi ish drejtorja e QSUT.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd