Shuhet ikona e muzikës botërore, la pas hite të papërsëritshme
Transmetuar më 21-03-2020, 21:11

Ndërron jetë në moshën 81 vjeçare “ylli” i muzikës Country, Kenny Rogers.

Këngëtari amerikan ndërroi jetë nga shkaqet natyrore në shtëpinë e tij në Sandy Springs, Georgia të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Gjatë karrierës së tij Rogers fitoi tre çmime Grammy.

Ai qendroi në krye të top listës amerikane për më shumë se 4 dekada.

Dy hitet e tij kryesore ishin “Coward of County” dhe “The Gambler”, të lançuara në vitin 1978.

Ai gjithashtu ka qenë pjesë kastës së këngës së famshme “We are the World”.

Fansat e Rogers kanë shprehur pikëllim për largimin e tij nga jeta./a.k/noa.al/

Loading...