Transmetuar më 21-03-2020, 15:44

Del nga spitali i shëruari i parë me koronavirus, i cili u trajtua në spitalin Infektiv.

Lajmin e ka bërë me dije Kryeministri Edi Rama, duke publikuar një fotografi të pacientit duke dalë nga spitali.

“I shëruari i parë del nga spitali për t’u mbyllur në shtëpi pa dalë fare 14 ditë, nën vëzhgimin e mjekëve fantastikë të Infektivit”, shkruan Rama.

Nga 76 persona të prekur nga koronavirusi, aktualisht në spital ndodhen të shtruar 37 pacientë, prej tyre katër në terapi intensive. /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd