


Kuba ka marrë kërkesa nga 15 ministri të Shëndetësisë, nga vende të ndryshme të botës, për të furnizuar me ilaç të prodhuar vetë, Interferone Alfa 2B, i cili rezulton tejet efikas kundër koroanavirusit, duke deklaruar se është gati që të plotësojë këto nevoja mjekësore.
Deklarata u bë nga Presidenti i ‘Biocubafarma’, doktor Eduardo Martínez Díaz.
Lajmi u raportua më 16 mars në Granma, organ zyrtar i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kubës.
Interferone, bën pjesë në një protokoll me 22 medikamente efikase në kurimin e formave të Sars.
Në të njëjtën kohë, Kuba ka shprehur gatishmërinë e saj për të dërguar mjekët e vetë në shtetet e tjera, për të ndihmuar në luftën kundër pandemisë. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





