
Një pacient 41-vjeçar në spitalin Maria Vittoria në Torino, ka qëndruar 10 ditë në terapi intensive që e cilëson si film horror që nuk përfundon kurrë.
Ai quhet Gianni dhe ka treguar gjithçka përjetoi prej koronavirusit. Në një lidhje telefonike me TgCom, thotë se fillimisht e nënvlerësoi alarmin që e dërgoi në spital në gjendje të rëndë.
Gianni e humbi kontaktin me të afërmit dhe pas dy javës mësoi lajmin e hidhur të humbjes së babait, i cili vdiq nga koronavirusi.
‘Ishte dhimbja më e madhe. E mësova nga një mesazh në celular. Isha shumë i frikësuar dhe tani jam i frikësuar nga ajo që do të ndodhë, kur të dal jashtë nuk do të shoh të dashurit e mi’, thotë ai.
Në rrëfimin e tij nga spitali, shprehet i zemëruar me njerëzit që nuk i respektojnë masat dhe dalin në rrugë. 41-vjeçari shprehet i bindur se askush nuk do të dilte jashtë nëse do përjetonin të njëjtën gjë si ai./a.m/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





