Transmetuar më 20-03-2020, 17:06

Situata po laraqitet dramatike nga koronavirusi edhe në Spanjë, duke marrë përmasa të jashtëzakonshme, pasi tashmë numri i viktimave ka arritur në 1041.

Fernando Simón, drejtor i Qendrës së Koordinimit të Emergjencave Shëndetësore të Ministrisë së Shëndetësisë në Spanjë, është shprehur se ekziston frika që numri i personave të prekur të jetë shumë më i lartë se shifrat e konfirmuara deri tani.

Ministria e Shëndetësisë e Spanjës publikoi shifrat e reja këtë të premte. Ajo tha se deri sot janë regjistruar 20412 të infektuar, me 1041 persona të vdekur, nga të cilët 210 vetëm gjatë 24 orëve të fundit.

Shifrat e deritanishme

Harta e shpërndarjes së koronavirusit

Në të gjithë botën, aktualisht janë regjistruar mbi 10 mijë viktima dhe 256 mijë të prekur, ndërsa situata më alarmante mbetet në Italinë fqinje.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd