Transmetuar më 20-03-2020, 16:34

Kryeministri Edi Rama vjen sërish me një mesazh sensibilizues për qytetarët shqiptarë, në një kohë kur vendi po përballet, ashtu si shumë vende të botës, me pandeminë e koronavirusit.
Teksa thuhet se mosha më e rriskuar nga ky virusi vdekjeprurës janë të moshuarit, Rama ka sjellë në vëmendje disa deklarata nga ekspertë të fushës, që bëjnë apel që të rinjtë të kenë kujdes.
“? E vërtetë që koronavirusi godet më fort tek më të moshuarit, por të rinjtë nuk janë absolutisht të paprekshëm nëse nuk luftojnë dhe dalin xhiro!”, shkruan Rama./b.l/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





