Transmetuar më 20-03-2020, 09:59

Janë tre mijë, personat që kanë aplikuar për punësim në kuadrin e emergjencës koronavirus në Shqipëri. Ata janë profesionistë, stazhierë dhe studentë të ofruar për mjekë, infermierë, farmacistë, stomatologë, specialistë të shëndetit publik.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, tha sot se me një organizim të strukturave të shëndetësisë dhe universitetit të Mjekësisë, në bashkëpunim me universitetet rajonale, ka nisur trajnimi i profesionistëve të shëndetit.

Aktualisht në Shqipëri, numri i të prekurve nga koronavirusi ka arritur në 64, ku mes tyre dy janë viktima. /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd